close
Sport

KUPA BOTËRORE E FUTBOLLIT PËR FEMRA: DELEGOHEN 4 REFERE NGA RMV

CF30F43B-202A-4269-B7E8-3184AB631631

VJOLLCA IZEIRI  ASISTENTE E PARË E IVANA PROJKOVSKA


Ivana Projkovska me asistenetet  Vjollca Izeiri dhe Elena Soklevska-Ilievski si dhe referja e katërt Irena Velevackovska, të shtunën në Cottbus ndajnë drejtësi në ndeshjen kualifikuese për KUpën e Botës të futbollit për femra Gjermani – Bullgari.

Katër referet nga Maqedonia e Veriut Ivana Projkovska me asistenetet  Vjollca Izeiri dhe Elena Soklevska-Ilievski si dhe referja e katërt Irena Velevackovska do të ndajnë drejtësi në ndeshjen në “Stadion der Freundschaft” (Stadiumi i Miqësisë) në qytetin Cottbus mes  kombëtares së vajzave tëGjermanisë dhe asaj të Bullgarisëm e  vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës të futbollit për femra.  

 Referja nga  Gostivari, Vjollca  Izeiri e  cila  deri më tani ka  ndaj drejtësi  në mbi 40 ndeshje ndërkombëtare, para udhëtimit për në Cottbus  të Gjerm,anise  deklaroi:

Është nder për FFM-n, komisionin e referve por edhe për ne të jemi pjesë e këtij eventi botërorë të futbollit. Shfrytëzoj rastin që të falenderojë Këshillin Drejtues të FFM-së që drejtohet nga  Muamed Sejdini  si  dhe aktivin e refereve të cilët na kanë besuar këtë detyrë shumë të madhe. Besoj se neve do të japim maksimuin  që të jemi në krye të detyrës”.

Garat kualifikuese për Kupën e Botës 2023, në futboll për femra fillojnë më 16 shtator, do të marrin pjesë 51 kombëtare të ndara  në 9 grupe. Në Grupin H  garojnë: 1.Gjermania 2.Portugalia 3.Bulgaria 4.Izraeli 5.Turqia 6.Serbia/ Klan Macedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia