close
Sport

KUPA E AFRIKËS: KAMERUNI NISI ME FITORE, BEFASON KEPI I GJELBËRT

Kamerun1

SOT NË PROGRAM JANË NDESHJET E GRUPIT B DHE C


Pas ceremonisë hapëse  dje edhe zyrtarisht nisi edicioni I 33-të Kupa e Kombeve  të Afrikës, ku garojnë 24 vende nga kontineti i Afrikës. Dje u zhvilluan dy  ndeshjet e para në Grupin A, Kameruni shënoi fitore 2:1 kundër Burkina Faso, ndërsa një befasi e madhe ndodhi në ndeshjen e dytë ku Etiopia pësoi disfatë 0-1 nga Kepi i Gjelbërt .

Kampionati kontinental i Afrikës vazhdon sot me dy ndeshje  në Grupin B dhe dy në Grupin C. Kështuqë ndeshjet e para janë ato të Grupit B, Senegal – Zimbabve (14:00) dhe Guinea – Malawi (17:00)  ndërsa në Grupin C, takohen Maroko – Gana  ( 17:00 ) dhe Komori – Gaboni (20:00) . /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia