close
Sport

KUPA E AFRIKËS ME SHUMË YJE TË FUTBOLLIT BOTËRORË

KUpa e afrikes

EMRAT SI SALLAH, MANE, MENDI, KEITA, MAHREZ, OUBAMEJANG


 

Sot në orën 17:00 do të startojë Kupa e Kombeve të Afrikës, me sfidën hapëse të Grupi A, Kamerun-Burkina Faso, ndërsa ndeshje e dytë e sotme është ajo mes Etiopisë dhe Kepi i Gjelbërt.

 

Kupa e Kombeve të Afrikës do të zgjas  deri më 6 shkurt, pikërisht në shtetin e Kamerunit dhe pritet të jetë një muaj plot spektakël për futbollin.

Në këtë  event  futbolli pritet të marrin pjesë shumë yje të futbollit të cilët janë pjesë klubeve  gjgante të Evropës  siç është rasti me Muhamed Salah, yllin e Liverpool dhe liderin e Egjiptit.

Sallah është një nga lojtarët më të mirë në botë për momentin dhe prej këtij fakti kërkon ta udhëheqë kombëtaren e tij drejt lavdisë.

Por Salah nuk është i vetmi që kërkon të arrijë këtë trofe. Sadio Mane, Eduard Mendi, Nabi Keita, Rijad Mahrez, Oubamejang etj. janë disa nga yjet e Premier Ligës që do të jenë pjesë e turnamentit.

Gjithashtu dhe yje të tjerë botëror duke filluar me Ashraf Hakimin, Kalidu Kulibali, Andre Onana etj. do të kërkojnë fitimin e turnamentit.

Pretendenti kryesor për ta fituar këtë kompeticion është Senegali. Me shumë yje në ekip dhe finalist e herës së fundit, vlerësohet si kombëtarja që duhet mundur në këtë turne.

Pas tyre vijnë kampionët në fuqi të Algjerisë dhe më pas Bregu i Fildishtë dhe organizatorët e Kamerunit.

Kupa e Kombeve të kontinentit të Afrikës pritet të dhurojë spektakël ashtu siç ka dhuruar gjithmonë dhe kësaj radhe duket se asnjë ekip nuk duhet nënvlerësuar, pas paraqitjeve të tyre në kualifikueset për Botërorin Katar 2022. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia