close
Sport

KUPA E AFRIKËS: SENEGALI – ALGJERIA NË FINALE

Kupa e Afrikës

Të premten në finalen e madhe të edicionit të 32-të të Kupë së Kombeve të Afrikës do të përballen Algjeria dhe Senegali. Në ndeshjet e gjysmëfinales që u zhvilluan mbrëmë përfaqësuesja e Algjerisë mundi Nigerinë me rezultatin 2-1, ndërsa goli i fitores që e shënoi Riyad Mahrez në kohën shtesë.

Finalisti tjetër Senegali në gjysmëfinale mundi Tunizinë me rezultat minimal 1:0 pas vazhdimit 2 herë nga 15 minuta apo më saktë në minutën e 101 që në fakt ishte autogol i Bronn.

Ndeshja finale e të premtes, mes Algjerisë dhe Senegalit do të luhet në Kairo International Stadium në orën 21:00, në Kajro, ku do të përballen me Algjerinë. Ndërsa ndeshja për vendin e tretë ndërmjet Tunizisë dhe Nigerisë do të zhvillohet të mërkurën me fillim në orën 21:00 në Kajro. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia