close
Sport

KUPA E MAQEDONISË: NDESHJET E PARA TË ÇEREKFINALES SË KUPËS

Kupa1

Të gjitha ndeshjet luhen nesër në orën 13:00


Nesër në katër terrenet e futbollit vendor do të zhvillohen ndeshjet e para të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Në stadiumin e qytetit në Tetovë, fituesi i Kupës nga edicioni i kaluar Shkëndija, do të përballet me Pobedën.

Kuqezinjtë edhe në këtë ndeshje konsiderohen favorite edhe pse skuadra nga Prilepi në Tetovë gjithmonë është dëshmuar si një skuadër që befason, këtë e dëshmoi në javën e 7-të të kampionatit kur shënoi fitore 0-2 kundër kampionit në fuqi.

Sipas informatave të fundit edhe në këtë ndeshje në formacion nuk do të jenë Besart Ibarimi dhe Stenio Xhunior shkaku i dëmtimeve. Por megjithatë trajneri Qatip Osmani shpreson se ekipi i tij do të shënon fitore pa pranuar gol.

“Janë dy loja të Kupës, kështu që është me rëndësi një fitore pa pranuar gol”deklaroi trajneri Qatip Osmani.

Në ndeshjet tjera të çerekfinales takohen: Makedonija Gj.P-Rabotniçki, Akademija Pandev-Korabi dhe Sileksi-Bellasica. Të gjitha ndeshjet luhen nesër me fillim në orën 13:00, ndërsa ndeshjet kthyese do të luhen më 5 dhjetor në orën 13:00. /Agjencitë/

Kupa ¼ e finales, takohen:

Shkëndija              –  Pobeda

Makedonija Gj.P    –  Rabotniçki

Akademija Pandev –  Korabi

Sileksi                     –  Bellasica

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia