close
Sport

KUPA E MAQEDONISË: POBEDA SËRISH FITON NË TETOVË

IMG_6781

Në Tetovë Shkëndija – Pobeda 0-1


Në ndeshjet e para të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë epersi kanë  krijuar Akademnija Pandev, Pobeda, Makedonija Gj.P dhe Bellasica. Pobeda e Prilepit në ndeshjen e parë të çerekfinales bëri befasinë me të madhe duke e mundur në Tetovë edkipin e Shkëndijës me rezultain 1-0 me një gol të vetë që e shënoi Janik Makota në minutën e 24-të të pjesës së parë.

Ekipi i Shkëndijës edhe pse gjatë 90-të minutave tentoi që të rrezikonte portën Tofilovskit megjithate nuk ia arriti. Në minutën e 47 referi ndëshkoi me kartonë të kuq Egzon Bejtuallahin për shkak të lojës së ashpër. Këtë ndeshje e përcollën numër shumë të vogël të tifozëve.

Fitore të sigurt në cilësinë e mysafirit ka shënuar Bellasica kundër Sileksit në Kratovë. Ndërsa Akademija Pandev dhe Makdeonija Gj.P  në cilësinë e vendasit shënuan fitore kundër Korabit 3-1, gjegjësisht Rabotniçkit 1-0. Ndeshjet kthyese të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë do të luhen më 5 dhjetor me fillim në orën 13:00. /Shaban Sinani/

Shkëndija                –  Pobeda      0-1

Akademija Pandev  –  Korabi        3-1

Makedonija Gj.P      –  Rabotniçki 1-0

Sileksi                      –  Bellasica     0-2

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia