close
Sport

KUPA E RMV-së: TË MËRKURËN ZHVILLOHEN NDESHJET ÇEREKFINALE

Kupa

TAKOHEN: SHKËNDIJA KUNDËR STRUGA TL, MAKEDONJOJA GJ.P – SHKUPI

Të mërkurën në katër stadiumet e vendit si në Tetovë, Manastir, Kratovë dhe Gjiorçe Petrov, do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës republikane, të cilat u anuluan  javën e kaluar shkaku i tragjedisë ku humbën jetë 45 qytetar të vendit tone. Ndeshja kryesore zhvillohet në Tetovë mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Ndeshja kryesore e çerekfinales do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë ku do të përballen tre here fituesi i Kupës ekipi i Shkëndijës dhe Struga Trim Lum.

ADONIS SHALA – FUTBOLLIST I KF SHKËNDIJA 

“Herën e fundit kur jemi përballur me Strugën. Me të vërtet ka një një ekip shumë të mire. Por na si në çdo ndeshje do të hymë të japim maksimumin dhe unë shpresoj që me ndihmën e zotit  të marim një rezultat pozitiv”.

 BUNJAMIN SHABANI –FUTBOLLIST I KF STRUGA TL 

 “Na pret një ndeshje shum e vështirë në Tetovë. Të gjithë e dim se Shkëndija  ka një ekip shumë cilësor me lojtar shumë kualitativ. Është vetëm një ndeshje kupe, duhet të bëjmë të gjithë maksimumin  dhe të jemi shumë të kujdesshëm për të nxjerr më të mirën nga kjo ndeshje”.

Fituesi aktual i Kupës, Sileksi në Kratovë përballet me Bregallnicën, lideri aktual i renditjes në Ligën e Parë të futbollit FC Shkupi, do të jetë mysafir te Makedonija Gj.P,ndërsa ndeshja e fundit do të zhvillohet në Manastir mes Pelisterit dhe Vardarit. Ekipet fituese në këto ndeshje do të kualifikohen në gjysmëfinale.Të gjitha ndeshjet luhen të mërkurën me fillimnë orën 13:00./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia