Kuqezinjtë ‘pushtojnë’ kampionatin anglez

Pak vite më parë transferimi në kampionatin anglez ishte ëndërr për futbollistët shqiptarë, por kjo merkato vere po tregon se me punë gjithçka është e mundur. Plot tre futbollistë të përfaqësueses kuqezi janë pjesë e kampionatit më të fortë të kontinentit. Prej kohësh, Armando Broja është pjesë e Çelsit, me të cilët ka një marrëveshje deri në vitin 2026. Sulmuesi do të tentojë deri në fund për të siguruar një vend në formacionin e ‘Bluve të Londrës’. Emri i tij është i lidhur ngushtë me një largim, por ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për 20-vjeçarin.

Për herë të parë, në Premier League angleze mund të ketë edhe një përballje mes dy futbollistëve të kombëtares shqiptare. Në duelin e 18 tetorit mes Brentford dhe Çelsit, shpresojmë që në fushë të jenë respektivisht Thomas Strakosha me vendasit dhe Armando Broja në radhët e miqve. Një duel që do vendos ballë për ballë dyshen e përfaqësueses sonë, ku do të kërkojnë që të tregojnë cilësitë e repertorit të tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkaq, në Çempionship, divizioni i dytë për nga rëndësia në gadishull do të aktivizohet sulmuesi Rej Manaj. I transferuar nga Barcelona 25-vjeçari nga Lushnja do kërkojë që me golat e tij të rikthejë në elitë Uatfordin, një skuadër që vitet e fundit ka qenë shpesh në Premier League.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share