close
Vendi

KUR DO TË KETË DEBAT TELEVIZIV MIDIS LIDERËVE SHQIPTAR?!

F42324C8-7ADA-4440-BEA6-C0423E32C87D

POZITA DHE OPOZITA SHQIPTARE NUK MUND TË DAKORDOHEN PËR BËRVENICËN


Pushteti dhe opozita shqiptare nuk mund të merren vesh për asgjë, as kur bëhet fjalë për interes kombëtar. Kreu i Aleancës për Shqiptarët kërkoi që BDI ta tërheq kandidatin e tyre në Bërvenicë, për shkak se me tre kandidatë në garë, rrezikohet që komuna të përfundojë me kryetar komune maqedonas, por kjo është përgjigja e BDI-së.

BUJAR OSMANI, ZËDHËNËS I BDI-SË

Bërvenica pjesën më të madhe të kohës është udhëhequr nga BDI. Bile edhe kryetari aktual ka qenë kryetar i BDI-së. Kështu që BDI në Bërvenicë është favorit. BDI pritet që të fitojë në Bërvenicë. Dhe prandaj nëse dikush dëshiron që ta ndihmojë këtë proces që mos të ketë eventualisht ndonjë rezultat tjetër duhet të tërhiqet dhe të mbështet kandidatin e BDI-së.

E në të njëjtën kohë, të dy partitë nuk mund të dakordohen që të ulën për të debatuar.

BUJAR OSMANI, ZËDHËNËS I BDI-SË

Unë mendoj se këtu kemi një problem teknik sepse ne duhet të përballemi me një koalicion VMRO-Aleanca-Alternativa. Ata duhet të merren vesh se kush është udhëheqës i koalicionit. Me këtë duhet të bashkëbisedon Ali Ahmeti? Me Mickoskin? Që është si parti më e madhe në koalicion? Me Ziadin Selën si parti e dytë? Apo me Afrim Gashin si parti e tretë? Le të merren vesh, le të na tregojnë se kush është udhëheqës i atij koalicioni pastaj ne do të ulemi do të bisedojmë.

Që në zgjedhjet e fundit parlamentare, Gashi u shpreh se është i gatshëm që të heqë dorë dhe në emër të opozitës shqiptare të flas Sela, mirëpo Ahmeti sërish refuzoi të debatojë. Debati i fundit mes dy krerëve politik shqiptar në vend ka ndodhur para më shumë se 15 viteve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia