close
Top LajmeVendi

KUR DO TË LARGOHEN MBETJET E SPITALIT MODULAR NË TETOVË?!

artina

MURTEZANI: PËRBALLEMI ME RRËNOJA, NË VEND TË KISHIM PARQE ME LULE


Pavarësisht se organet kompetente kanë përfunduar hetimet kurse MPB-ja tashmë nuk ka ka ingerenca për sigurimin, Objekti I djegur I Spitalit modular të Tetovës vazhdon të qëndrojë I paprekur. Derisa, për mënjanimin e tij, topi hidhet nga njëri në institucionin tjetër, banorët e Tetovës për çdo ditë, përmes tij, rikujtojnë ngjarjet tragjike të 8 Shtatorit dhe 14 viktimat.

Mbetjet e spitalit të djegur modular vazhdojnë të qëndrojnë të paprekur në zonën përreth lumit Shkumbin në Tetovë, zonë kjo e banueshme dhe e cila shërben si shëtitore për qytetarët.

Edhe pse të gjithë provat janë grumbulluar, mbetjet ende nuk janë mënjanuar. Nga Prokuroria Themelore Publike e Tetovës thonë se kanë njoftuar MPB që të ndërpritet sigurimi I të njëjtës.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE  – TETOVË

Nga objekti i Spitalit Modular në Tetovë, të cilit i është vënë zjarri, me urdhër të prokurorisë janë mbledhur të gjitha provat dhe janë kryer veprimet e nevojshme. Prokuroria ka njoftuar MPB-në se nuk ka pasur nevojë për siguri të mëtejshme në vendngjarje.

Ndërkaq nga Sektori për punë të brendëshme në Tetovë thonë se me vendim të PTHP në Tetovë nga 25 Nëntori ky objekt nuk është nën përkujdesjen e policisë dhe I njëjti i është dorëzuar Spitalit të Tetovës.

MPB

Spitali modular i djegur në Tetovë është siguruar nga SPB-ja e Tetovës deri më 25.09.2021 deri në ora 10.30, kur me urdhër të Prokurorit Publik në Prokurorinë Publike Tetovë është ndërprerë sigurimi dhe i është dorëzuar ISHP Spitalit klinik Tetovë.

Nga Spitali Klinik I Tetovës, pas dorëheqjeve të Drejtorit dhe Drejtorit Ekonomik janë të pakapshëm, për të sqaruar se përse nuk po pastrohen mbetjet.

Klan Maqedoni është drejtuar edhe në Komunën e Tetovës dhe në njësinë për mbrojtje të ambienit jëtësor, mirëpo përgjigjia e tyre është se kompetencat janë të Spitalit Klinik të Tetovës.

Pamjet me të cilët për çdo ditë përballen banorët por dhe kalimtarët e rastit ndikojnë në shëndetin mental të tyre – thotë psikologu Lulzim Murtezani

LULZIM MURTEZANI – PROFESOR UNIVERSITAR, PSIKOLOG

“Ajo që ndikon te njerëzit në shëndetin e tij mental, përballja me këto rënoja shkakton rikujtim të tragjedisë , të pikëllimit, të shqetësimit dhe të pa ndihmesës dhe pafuqisë për të ju ndihmuar njerëzve, kjo pamje tek njerëzit që kanë përjtuar këtë tragjedi dhe sot vazhdojnë të jetojnë në pikëllim kronik për të afërmit e tyre. 02.57-Ajo që është absurditeti I shoqërisë është që ne lejojmë që këto dështime sot e kësaj ditë të rrezatojnë gjurmët dhe pikëllimin.’

Pas më shumë se 3 muaj nga tragjedia në Spitalin Modular të Tetovës, nuk janë hapur hetime. Nuk ka as vendim se dikush do të përgjigjet për 14 viktimat. Prokuroria Themelore e Tetovës pret ekspertizën e ekspertëve gjerman. Ekspertiza ishte kërkuar përmes ndihmës juridike ndërkombëtar/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia