close
1

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) rezultatet e para të zgjedhjeve lokale të marra në mënyrë elektronike nga Komisionet komunale zgjedhore i shpall në mënyrë sukcesive, ndërsa rezultatet në bazë të dhënave nga procesverbalet e Komisioneve komunale zgjedhore në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Komisionet komunale zgjedhore rezultatet e para të zgjedhjeve duhet t’i shpallin në afat prej 7 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhorë dhe theksohet në tabelat e shpalljeve në komunë dhe kumtohen në media.

Në rrethin e parë të votimit për kryetar komune, zgjidhet kandidati që ka marrë shumicën e votave nga zgjedhësit që kanë votuar, nëse rezulton një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në certifikatën nga Lista e votuesve për komunën përkatëse./KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia