close
Top Lajme

KURBAN – BAJRAMI NË KUSHTE PANDEMIE

Namazi-i-Kurban-Bajramit-Mustafa-Pasha-shkup-5

Maqedonia e Veriut këtë vit festën e Kurban Bajramit e priti nën hijen e koronavirusit. Ceremonia qendrore, që tradicionalisht mbahet çdo vit, këtë vit nuk u mbajt për shkak të shpërthimit të virusit COVID-19.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut duke respektuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore vendosi që Namazi I Kurban – Bajramit të falet me numër të reduktuar besimtarësh dhe me orar të shkurtuar….

Falja është bërë kryesisht nëpër ambiente të hapura të xhamive.

Muftiu I Tetovës tha se në tërësi janë respektuar masat e autoriteteve të shëndetësisë.

Por, përkundër lejes së dhënë nga autoritetet fetare, disa Xhami në Maqedoninë e Veriut nuk I hapën dyert për besimtarët. Imamët e këtyre xhamive thanë se shëndeti I qytetarëve është mbi të gjitha.

Kreu I ri I Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut Shaqir Fetai ditën e sotme nuk ka qenë në xhaminë kryesore të Shkupit. Ai ditë më parë kishte njoftuar se është pozitiv me COVID-19. Përmes një mesazhi ai u ka bërë thirrje besimtarëve që të jenë në shërbim të tejkalimit të pandemisë, se pse me këtë, sic tha, do të jemi në shërbim të Zotit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia