close
Sport

KURIOZITET: BELGJIKA ME KONKURSE ONLINE PËR POSTIN E TRAJNERIT !

BELGJIKA

Përfaqësuesja e Belgjikës, me shumë yje në skuadër gjithmonë ka dështuar nëpër evenimente madhore. Kështu Federata e futbollit ka hapur një konkurs online ku mund ta hedhin kandidaturën e tyre ata që mendojnë se janë adekuatët për një post të tillë. Afati i fundit është 31 korriku. Por duhet të tregoheni të sinqertë sepse zoti Chris Van Puyvelde, njeriu të cilit do t’ia dërgoni e-mail-in, do të analizojë në mënyrë të detajuar curriculum-in tuaj dhe, nëse nuk keni 7 virtytet që kërkohen, do ta hedhë në koshin e plehrave.

Natyrisht bëhet fjalë vetëm për një provokim, edhe pse lajmërimi në faqen zyrtare të Federatës Belge të Futbollit është publikuar me të vërtetë dhe është shoqëruar me link-un dhe adresën e postës elektronike të koordinatorit të Jupiler Pro League (kampionati belg), i cili ka detyrën të përzgjedhë trajnerin e ardhshëm të kombëtares. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia