close
Kuriozitet

KURIOZITET: “TITANIK 2” FILLON LUNDRIMIN MË 2022

Titanic_Colourised_photographed_in_Southampton

Është ruajtur origjinaliteti i anijes së famshme


Dëshira për të udhëtuar me anijen e famshme ‘Titanik” është e pranishme tek shumica, kurse tani vjen edhe shansi që kjo përfundimisht të ndodh me ‘Titanik 2”. Pas një përplasjeje me një akullnajë më 15 Prill të vitit 1912 ishte fundosur anija që ka mahnitur me dizajnin, teknologjinë dhe madhësinë. Në anijen ku gjetën vdekjen mbi 1500 njerëz, detaje të pabesueshme mund të shihen edhe sot.

Rikonstruimi i ‘Titanikut” të ri është bërë sipas anijes origjinale dhe paraqet një lidhje mes kombinimeve të pabesueshme të teknologjisë së sodit dhe dizajnit të vjetër. Ndërtimi i tij ka filluar në vitin 2012, por fillimisht ishte ndërprerë për shkak të problemeve financiare. Por, janë gjetur sponsorëdhe pritet që në vitin 2022 kjo anije të lundrojë.

Në “Titanik 2” janë bërë adoptime të caktuara me qëlllim të mbindërtimit të sigurisë dhe strukturës, por thuhet se do t`i ngjajë në mënyrë origjinale Titanikut të vjetër. Nëse do të keni frikë nga përsëritja e mundshme e tragjedisë origjinale, kur nuk kishte pasur numër të mjaftueshëm anijesh shpëtimi, tani nuk duhet të ketë shqetësime, ngase në anije gjenden 18 barka motorike për shpëtim dhe në secilin prej tyre ka hapësirë për 250 persona, shumë më tepër se sa kapaciteti i anijes. Oxhaqet janë mbindërtuar dhe në to gjenden platforma vëzhgimi dhe pajisje për navigim. /Agjencitë&Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia