close
Rajoni

Kurti: Furnizimi me armë i Serbisë – shprehje e frikës

reda

“DEKLARATA E DICK MARTIT – DO TË BASHKËPUNOJMË ME ZVICRËN”

Furnizimi me armë që po e bënë vazhdimisht shteti i Serbisë për kryeministrin Albin Kurti është shprehje e frikës nga ky shtet se se do të mbetet i vetmuar.

Por sipas tij, ndonëse nuk ka frikë, Kosova është e brengosur dhe e vëmendshme për armatosjen e vazhdueshme të Serbisë.

ALBIN KURTI- KRYEMINISTËR I KOSOVËS

”Armatosja e vazhdueshme e Serbisë nuk është e parrezikshme për rajonin dhe Kosovën, por është shprehje e frikës së saj se mund të ngelet e vetmuar atëherë kur nuk do të mund të qëndrojë në disa karrige siç është mësuar. Ata kanë 42 baza ushtarake ofensive, por ndonëse ne nuk jemi në NATO, NATO-ja është te ne”.

Kurti ka folur edhe për për deklaratat e ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Martyt, i cili ka thënë shteti serb është duke planifikuar ta vrasë atë dhe se fajin do t’ia lë Kosovës. Për këtë ka thënë se do të bashkëpunojnë me shtetin zvicerran.

ALBIN KURTI- KRYEMINISTËR I KOSOVËS

”Ju e dini shumë mirë se Shërbimi sekret i Serbisë, gjatë vite 70-ta, e 80-ta jo vetëm 90 ka vrarë shumë patriot e veprimtar shqiptarë, andaj këtë mënyrë të punës së tyre të mbrapshtë e kanë të ushtruar ndër dekada, ndër ata që u vranë janë Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka e deri tek Enver Hadri e shumë e shumë të tjerë, pra mënyra si ka operuar Shërbimi sekret serb në Evropën Perëndimore ndaj shqiptarëve edhe kroatëve është i njohur botërisht, duket që atë mënyrë e paskan planifikuar edhe ndaj Dick Martyt e duke na fajësuar neve.”

Kurti gjithashtu ka kërkuar reagimin e vendeve të QUINT-it për këtë cështje. Ish-prokurorit zviceran Dick Marty, në raportin e tij para shumë vitesh akuzonte disa prej krerëve të ish- UÇK-së për krime të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, për cka edhe pasoi themelimi i Gjykatës Speciale. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia