close
Rajoni

Kurti: Hera e dytë brenda javës që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në veri

kurtialbin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj sulmit me armë zjarri që u është bërë sot policëve, të cilët po patrullonin me varkë në liqenin e Ujmanit. Ai tha se kjo është hera e dytë që policët po sulmohen, siç tha ai, nga bandat kriminale në veri të vendit.

“Rreth 10 të shtëna me armë zjarri janë qëlluar sot në drejtim të Policisë Kufitare që po hipte në një patrullë me varkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ai shtoi se këto banda vazhdojnë ta barrikadojnë veten kundër agjencive të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Fatmirësisht s’ka viktima dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, tha ai./klankosova

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia