close
Rajoni

KURTI: KATËR QËNDRIME PËR MARRËVESHJEN ME SERBINË

h_55907063

DIALOGU ËSHTË PËR STATUSIN E MARRËDHËNIEVE PRISHTINË-BEOGRAD


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka prezantuar të dielën, ato që i ka konsideruar, katër qëndrimet e tij për ecjen përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i ka bërë këto deklarata në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për palën kosovare, kërkesa për marrëveshje përfundimtare, ligjërisht obliguese, është ajo “që nuk e ndan njohjen nga Serbia prej ulëses në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Kosovën”, duke shtuar se dialogu mes dy vendeve nuk mund të vazhdojë pafundësisht.

Si pikë të dytë, ai ka përmendur një marrëveshje që ka formën dhe përmbajtjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare, sipas kërkesave dhe qëllimeve të Konventës të Vjenës për Ligjin mbi Traktatet.

ALBIN KURTI – FB

“E treta, po bëhen 23 vjet bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gati gjysma e kësaj periudhe nën ndërmjetësimin apo lehtësimin BE-së. Nuk mund të vazhdojmë pafundësisht, por, duhet ta dijnë qysh në fillim që dialogu, bisedimet, nuk janë për statusin e Kosovës, por për statusin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që duhet të bazohet në barazi dhe reciprocitet, e tillë çfarë është edhe njohja e ndërsjellë”

Kurti ka thënë mes tjerash se “pavarësia e Kosovës është kompromis”.

“Pavarësinë nuk e kemi shpallur vitin e kaluar, por para 13 viteve dhe 4 vitet e para pavarësia e kishte Piter Faith-in sipër si autoritet sovran, ndërkaq tash e 13 vjet e ka Ahtisarin brenda, këtij kompromisi që është dashur ta sjell një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por që nuk ndodhi asnjëherë”

Raundi i fundit i dialogut Prishtinë – Beograd është mbajtur më 15 qershor të këtij viti. Ky njëherësh ka qenë takimi i parë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia