close
Rajoni

KURTI NË BLED: PËRFSHIRJA E BALLKANIT NË BE PËRFITIME PËR TË PALËT

9476D748-63C6-4287-A925-83E6E254ADCF

Gjatë forumit të Bledit në Slloveni, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova nuk e diskuton Bashkimin Europian dhe NATO-n dhe se vendi i tij po punon fort që të bëhet anëtare e këtyre organizatave.

Kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se duhet të ketë reforma në vendet e Ballkanit, por edhe në sistemin vendimmarrës të BE-së. Sipas Kurtit janë dy përfitime të mëdha me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Kosova ka institucione të qëndrueshme, kandidatët kryesorë në listën tonë fituese drejtojnë 3 institucionet kryesore domethënë zonja presidente, kryetari i Kuvendit dhe unë. Rezultatet demokratike në zgjedhjet demokratike sollën si rrjedhojë edhe disa efekte ekonomike.

Parashikojmë një rritje prej 6.9% të ekonomisë për këtë vit. Ne nuk diskutojmë asnjëherë për BE dhe NATO dua të bëhemi anëtarë sa më shpejt të jetëe mundur. Për këtë qëllim duhen kryer reforma në vendet tona, por në të njëjtën kohë të ecet me zgjerimin e BE-së. Besoj se duhet të ketë edhe një sërë reformash në sistemin vendimmarrës të BE-së, hapa të guximshëm do ta bëjnë më të mundur që këto gjëra të bëhen në të ardhmen.

Besoj se përfshirja e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor në BE do të ketë dy përfitime të mëdha për palët. Së pari kufiri i jashtëm i BE-së do të zvogëlohet me mijëra kilometra sepse gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor nuk është fqinje, por ne rrethohemi nga BE. Kufiri i BE-së do të bëhet më i vogël dhe në këtë mënyrë do të jetë më mirë për të gjitha palët. Një në tre qytetarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk banon në këto vende të Ballkanit, por jeton në vendet e BE-së. Në këtë mënyrë disaspora do të jetojë në të njëjtën mënyrë. Në Kosovë mbi 20% e PBB sonë përbëhet nga dërgesat e diasporës”, tha Albin Kurti. /tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia