Kurti nga Amerika: Me Serbinë s’i kemi marrëdhëniet normale, duam normalizim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe është më shumë interes i Serbisë se sa nevojë e serbëve.

I pari i qeverisë ka thënë nga Amerika po ashtu se nga të gjitha letrat që ai merr nga serbët e Kosovës, asnjëra prej tyre nuk është për asociacionin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Janë rreth 33 marrëveshje të Brukselit dhe midis tyre nuk ka hierarki për një marrëveshje më të rëndësishme të një tjetër. Më duhet të them që nuk është as në interesin e serbëve të Kosovës një asociacion i tillë çfarë e ka dashur gjithmonë Serbia. Ata më shumë dëshirojnë të kompensohen në stilin e një republike serbe në Bosnje edhe në Kosovë. Gjykata Kushtetuese e Kosovës praktikisht ka konstatuar që asnjëri prej 7 kapitujve të asaj marrëveshje nuk është në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës. Ndonëse unë marrë shumë letra nga serbët në Kosovë, asnjëra prej tyre nuk është për këtë asociacionin, pra më shumë është interes i Beogradit sesa nevojë e serbëve”, ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë ku ka thënë se Kosova dëshiron bisedime parimore.

“Kemi thënë që ato duhet të jenë bisedime parimore. Marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale, rrjedhimisht duam normalizim të këtyre marrëdhënieve, e cila bëhet me dialog. I cili duhet ta ketë qëllimin e një marrëveshje të obligueshme të përqendruar tek njohja reciproke. Dhe këtu kemi dakordim të plotë me Blinken”, ka shtuar Kurti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share