close
Rajoni

KURTI PËR ZGJEDHJET: REZULTAT JO I KËNAQSHËM

kurti

Një natë pasi pësoi humbje të madhe në zgjedhjet lokale ku LVV arriti të marrë vetëm 4 komuna, ka thyer heshtjen kryeministri Albin Kurti i cili njëherësh është edhe kryetar i LVV-së.

Pas takimit me kryeministrin kroat, Kurti tha se ky rezultat i zgjedhjeve vjen nga disa defekte brenda LVV-së dhe bashkimit të gjitha partive politike kundër LVV-së.

ALBIN KURTI- KRYEMINISTËR I KOSOVËS
Rezultati jo i kënaqshëm vjen ps disa defekteve në parti…

Kurti tha se do të punoj me të gjithë kryetarët e komunave pavarësisht nga cila parti vijnë.

Ka reaguar edhe Vjosa Osmani e cila ka vlerësuar “kulturën e lartë demokratike” të treguar nga qytetarët ndërsa ka uruar kandidat që kanë fituar në këto zgjedhje.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së të këtyre zgjedhjeve si dhe rezultateteve të zgjedhjeve të 17 tetorit Lista Serbe ka fituar 10 komuna, Partia Demokratike e Kosovës 9, 7 Komuna ka fituar LDK por që shpreson se pas numërimit të votave të diasporës do të marrë edhe Dragashin, AAK-ja ka fituar në  5 komuna e LVV-ja  në vetëm 4./Blerta Dalloshi Berisha – Tv Klan Prishtine/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia