close
Top LajmeVendi

KUSH DUHET TA MBROJË SIGURINË NË NIVEL KOMBËTAR?

Screenshot_1

Kush duhet ta mbrojë sigurinë në nivel kombëtar?


Seleksionimi i kandidatëve në Agjencinë për Siguri Kombëtare nuk është kontestuese – ka deklaruar Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Viktor Dimovski pas një takimi me gazetarët. Dimovski është i prerë se testimi me anë të poligrafit dhe testimi për integritet nuk janë realizuar për shkak të problemeve teknike. Të akuzuar në procedurat e PSP-së dhe të tjerë për involvime në ngjarjet e 27 Prillit nuk janë paraqitur për të qenë pjesë të Agjencisë.

Prej se në opinion dolën informacione për punësime kontestuese në Agjencinë Kombëtare për Siguri, e më pas edhe anëtari i Komisionit që duhej të vendoset për kandidatët,  Deputeti i VMRO-DPMNE-së Trajko Dimkov dha dorëheqje, sot pas përfundimit të seancës ai theksoi se në procesin selektues janë cënuar disa obligime të caktuara ligjore.

“Druaj se në pjesën e vlerësimeve kishte subjektivitet. Reagova në kohë për procesin se ka disa probleme, sugjerova për disa mendime për persona, për të cilët vlerësova se ndoshta duhet të hyjnë në Agjenci, nuk hyjë në kualifikimet personale, partiake e të ngjashme, por duhet të themi se një pjesë e obligimeve ligjore nuk janë respektuar.”-deklaroi Trajko Dimkov, deputet i VMRO DPMNE-së.

Akuzat e këtilla janë përgënjeshtruar nga njeriu i parë i Agjencisë për Siguri Kombëtare Viktor Dimovski. Ai në një takim me gazetarët sqaroi se nuk ka shkelje të rregullave ligjore, kurse testimet me anët të poligrafit dhe ai për integritet janë pjesë e testimit të rregullt, kurse për kandidatët e rinj nuk është realizuar për shkak të problemeve teknike.

“Në procesin e selektimit udhëhiqeshim konform kritereve, konform rregullores për punë, që njëzëri ishte miratuar. Udhëhiqeshim së pari nga kualitetet e kandidatëve dhe konform kushteve që janë të domosdoshme për t’u pranuar në agjencinë për siguri kombëtare.” –shprehet Viktor Dimovski, drejtor i AKS-së.

Në pyetjen nëse në konkursine  shpallur janë paraqitur edhe të akuzuar në procedurat që udhëhiqen nga PSP-ja ose të dyshuar në ngjarjet e 27 Prillit, Drejtori i Agjencisë thotë se në procesin e selektimit nuk janë paraqitur kandidatë me dosje të këtilla. Gjatë selektimit janë bërë lëshime vetëm për bashkësitë pakicë dhe për kandidatët e punësuar që kanë më pak se tre vite përvojë pune në ish-DSK-në , të cilët nuk kanë mundur të vlerësohen sipas parimit të kualitetit, për shkak se nevojiten së paku pesë vite përvojë pune. /Verica Dimitrijevska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia