close
Bota

Kush janë 2 personat që akuzohen për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar në Londër

vrasja-1.jpg

Bulent Bakir, 25 vjeç dhe Daige Ramsey, 23 vjeç, janë dy personat e akuzuar nga autoritetet në Londër për vrasjen e shqiptarit Olsi Kuka.

Ata u arrestuan në fundjavë së bashku me një vajzë 24-vjeçare, e cila mësohet është lënë në liri me kusht.

Olsi Kuka, i cili jetonte në Barnet, në veri të Londrës u vra më 11 Maj. Ai u gjet nga policia në apartamentin ku jetonte i masakruar me thikë dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Dy personat e akuzuar për vrasjen e të riut shqiptar pritet të dalin para gjykatës këtë të martë.

Motivet e ngjarjes mbeten të panjohura, ndërsa hetuesit mësohet se kanë apeluar për këdo që ka informacion të kontaktojë autoritetet./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia