close
Top LajmeVendi

KUSH JANË ANËTARËT E KOMISIONIT PËR FALJE TË PRESIDENTIT?

kom

Në ueb-faqen e Presidentit, janë edhe emrat e anëtarëve të Komisionit për falje, filtrit të ardhshëm pas Ministrit. Aty përmenden procedurat për falje.

“Konform Ligjit për falje, procedura për falje eventuale e të dënuarve nga ana e Presidentit, fillon me dorëzimin e lutjes për falje në gjykatën që ka miratuar vendimin gjyqësor të shkallës së parë. Lutja bashkë me dokumentacionin e nevojshëm, gjykata e dërgon në Ministrinë e Drejtësisë. Sipas procedurës ligjore, Ministri për Drejtësi shqyrton lutjet dhe dokumentacionet tjera dhe jep propozimin e tij që e dorëzon tek Presidenti I RMV-së”

Më pas, sic sqarohet, Komisioni për falje në seancë të rregullt individualisht shqyrton lutjet e arritura për falje bashkë me propozimet e Ministri të Drejtësisë.

“Komisioni me shumicë votash konstaton mendimin respektivisht propozimin që ia dorëzon Presidentit të RMV-së. Në bazë të mendimit të Komisionit, si dhe në bazë të propozimit të Ministrit të Drejtësisë, Presidenti miraton vendimin përfundimtar”

Kryetare e Komisionit për falje është Uranija Pirovska – Drejtore Ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e Njeriut, kurse anëtarë janë;

-Fehmi Stafa – Prokuror Shtetëror

-Lubomir Joveski – Prokuror Publik

-Lubomir Mihajlovski – Avokat

-Dr.Temelko Ristevski – jurist, Kolonel në pension

-Erol Rushid – Mjek

-Zora Mitiq – Mjeke

-Bozhin Avramovski – gjykatës në pension

-Safet Aliu – ish-Gjykatës në Gjykatën Supreme

-Tomislav Kezharovski – gazetar

-Biljana Petkovska – Drejtore ekzekutive e Institutit Maqedonas për Media. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia