close
Top LajmeVendi

Kush po i demolon parqet rekreative në Çair?

Screenshot_5

KOMUNA APELON QË TË NGRITET VETËDIJA QYTETARE

Kështu dukej fusha e pingpongut në Çair.

E kështu duket sot.

Edhe pse u promovua vetëm dy vite më parë, ja çka ka mbetur nga kjo fushë.

Këtu para ca kohe I renovuan të gjitha por siç duket njerëzit I shkatërruan.

Ja shikoni edhe tç betonuara por I thyen

 Siç duket aq është edhe vetëdija jonë

Nuk mundet çdo njërit ti vendoset rojtar individual apo? Sado që të ruhet duhet edhe njerëzit të jenë më të vetëdishëm se kjo është e mirë për të gjithë 

Nuk është në gjendje më të mire as Parku i Çairit.

IMER JONUZI 

 “Vallah hiç, që këtu I kan kput me zinxhir me kit.

 Ajo nuk o për gra e për burra aty me lujt,

 Me kon për ashtu kesh tu shku edhe unë t hypi aty ama nuk o për mu, ajo o për fmi,

Qe tash bash e kshyrsha katastrofë”

MITKO ATANASOV:

 Duhet të ketë një njeri I cili do të kujdeset rregullisht,

 ketu ndonjehere kur grumbullohen mbeturina qendrojne deri ne pesembedhjete – njezet dite, ndonjehere edhe pas nje muaji i largojne me kamiona,

 Këto ketu qendrojne nga dy vite, Perse te qendrojne?

Unë jam njeri nga fshati por mua më vjen keq që të shkeli në barë

 Ja shiko këtu këtë nuk e bën femijë por e bën një I rritur si unë, ose të rinjë

Nga Komuna e Çairit për tv Klan M thonë se vetëm para gjashtë muajve kanë bërë investimin e fundit.
KOMUNA E ÇAIRIT
“ 
Parku i Çairit është vendi ku na tubon të gjithë qytetarëve pavarësisht dallimit në moshë, andaj si Komunë apelojmë deri tek të gjithë banorët e Çairit që ta ngritim vetëdijen tonë qytetare, ta ruajmë dhe ta mirëmbajmë të mirën tonë të përbashkët”
Që në fushatën e vitit 2017 për zgjedhjet lokale, Kryetari aktual, Visar Ganiu, ka premtuar shumë në fushën e sportit dhe rekreacionit. Mes tjerave, premtoi edhe pishinë me fushë sportive të hapur si dhe fusha të hapura në Lagjën Fushë Tophanë dhe Gazi Babë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia