close
Top LajmeVendi

KUSHTE MË TË MIRA PËR NXËNËSIT ME NEVOJA TË POSAÇME

Screenshot_1

Në SH. F. “Liria” – Tetovë janë 30 nxënës me nevoja të veçanta


Sipas Ligjit të ri për arsim fillor, fëmijët me nevoja të veçanta duhet të ndjekin mësimin e rregullt, por të ndarë në klasa të përshatura apostafat për nevojat e tyre. Ky ligj do fillojë të zbatohet në vitin shkollor 2022-2023.

Ligji i ri për arsim fillor parasheh që fëmijët me nevoja të veçanta duhet të ndjekin mësimin e rregullt nëpër shkolla, por se orët mësimore do mbahen nëpër klasa të përshtatura për nevojat e tyre. Tani më fëmijët me nevoja të vecanta në shkollën fillore “Liria” në Tetovë do mund që orët e tyre t’i realizojnë në kushte të përshtatura për to. Donacioni për rregullimin e dy klasave për mësim, një klase për ushtrime dhe një hapësirë pritjeje, janë bërë nga kompania Ecolog në Tetovë.

Përmirësimi dhe përshtatja e kushteve në shkollën ‘Liria’, do kontribuojë mbarëvajtjen e mësimit si për nxënësit poashtu edhe për edukatorët dhe mësuesit që punojnë me ta.

Fëmijët me nevoja të posaçme kanë nevojë për përkrahje të këtilla dhe të jenë të integruar, u tha gjatë përurimit të sotëm. Së këndejmi në shkollën ‘Liria’ në Tetovë, mësojnë rreth 30 nxënës me nevoja të posaçme. /Lulzime Ameti/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia