close
Top LajmeVendi

KUSHTETUESJA: SHTYHET VENDIMI PËR VLERËSIMIN E AMNISTISË

Screenshot_7

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut e shtyu për afat të pacaktuar seancën për rikthimin e amnistisë së ish-presidentit Gjorge Ivanov për afro 60 zyrtarë të lartë shtetërorë – disa prej të cilëve janë dënuar e disa po gjykohen për vepra të rënda penale gjatë kohës kur kanë ushtruar funksione të larta shtetërore.

Gjykata Kushtetuese vendosi mos të iniciojë procedurë për vlerësimin e amnistisë që Kuvendi e solli për personat e përfshirë në ngjarjet e “27 Prillit”.

Vendimi është sjellë me shumicë, e gjatë debatit argumente kundër vlerësimit të shumicës pati vetem gjykatësi Jovan Josifovski.

Por ai nuk deshi të prononcohet pas seancës.

Iniciativën e ka dorëzuar Mitko Çavkov dhe është ankuar se ligji ka elemente diskriminimi, gjë që nuk e lejon Kushtetuta. Por kështu nuk mendon Kushtetuesja, e cila u thirr në nenin 68 te Kushtetuës, i cili i jep të drejtë vetëm Kuvendit që të përpilojë ligj për amnisti.

Përveç Josifovskit, të gjithë njëzëri përkrahën referatin e gjykatësit Vlladimir Stojanovski, por të gjithë i shprehen dilemat morale për këtë ligj.

Më i zëshëm ishte kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murat.

“Nëse të gjithë jemi të barabartë para ligjit, përse të amnistohen njerëz që hynë në Kuvend dhe jo vetëm që sulmuan persona që janë përfaqësua të popullit, por sipas meje, sulmuan edhe pluralizmin politik të vendit sepse sulmuan institucion ligjëdhënes. Është legjitime të parashtrohet pyetja se a po rrënohet i gjithë sistemi i drejtësisë me vendime të tilla. Personat e amnistuar nuk janë penduar, por dalin dhe tregojnë forcë sepse i kemi amnistuar. Çka nëse nesër përsëritet e njëjta? ” –tha Sali Murat, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

E Gjykatësi, Osman Kadriu, propozoi që mos të debatohet për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të nenit 11 dhe 11- të Ligjit për Falje, dhe të pritet interpretimit autentik i Kuvendit. Klan pyeti gjykatësit se si ndodhi që lëndë të rëndësishme për politikën të hapen pikërisht para zgjedhjeve. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia