close
Vendi

KUSHTETUESJA VENDOS NË FAVOR TË “BEHTEL & ENKA” – GRUBI FALËNDERON GJYKATËSIT

Ustaven-sud-3-Vasko-M

Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese ka miratuar vendimin se konzorciumi amerikano-turk “Behtel & Enka” mund t`i ndërtojë autostradat në Korridorin 8 dhe ka falënderuar Gjykatësit.

Komisioni Antikorrupsion, këtë verë, para Gjykatës Kushtetuese kishte kontestuar ligjin e posacëm në Kuvend përmes së cili, pa shpalljen e tenderit i mundësohet kontraktuesit që të lidh marrëveshjes për ndërtimin e austostradave.

“Vendim i madh sot në Gjykatën Kushtetuese për Korridorin 8 dhe Korridorin 10.  Edhe pengesa e fundit ligjore në drejtim të realizimit të proektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë u tejkalua dhe tashmë do të negociohet për kontratën e ndërtimit me kompaninë Bechtel – Enka.  Mirënjohje e madhe drejt gjykatësve kushtetues për profesionalizmin e treguar, kolegëve ministra, deputetëve dhe të gjithëve që janë pjesë e realizimit të ëndrrës së madhe. Korridori 8, REALITET!” – ka shkruar Zv/Kryeministri Grubi në FB.

Paraprakisht, Ministria për Transport dhe Lidhje, ligjin e këtillë e asryetoi se “Behtel & Enka” në këtë mënyrë më shpejtë dhe në mënyrë më efikase do t`i përfundojnë projektet, derisa përmes shpalljes së tenderit do të ketë vonesa gjatë procedurave./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia