close
Top LajmeVendi

KUVEND: 80 VOTA “PËR” NDRYSHIMET KUSHTETUESE

votimi_9418

Kuvendi i Maqedonisë me 80 vota “për” ka votuar propozimin për hapjen e procedurës për ndryshime kushtetuese ashtu siç parasheh Marrëveshja e Prespës. Kanë votuar të gjithë deputetët e shumicës parlamentare, si dhe deputetët e opozitës Elizabeta Kançevska Milevska, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski, Vlladanka Aviroviq, Emilija Aleksandrova, Luben Arnaudov, Nola Ismajlovska Starova dhe Zekir Ramçilloviq. Koordinatori i Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së kërkoi votim individual që konfirmoi votimin paraprak. /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia