16 deputetë nënshkruajnë iniciativën për një njësi zgjedhore
Kodi zgjedhor hyri në procedurë parlamentare. 16 deputetë e nënshkruan iniciativën për një njësi zgjedhore. Paralelisht, dorëzuan edhe një propozim – lista të hapura në zgjedhjet lokale. Deputetja dhe kryetarja e partisë Ripërtërirja Demokratike e Maqedonisë, Liljana Popovska shpreson se do të ketë mbështetjen e nevojshme.
“Vlerësojmë se me këto dy ligje, nëse marrim përkrahje në parlament dhe sipas përkrahjes vlerësojmë se kemi më shumë se 61 deputetë, besojmë se vendi më shumë do të demokratizohet.”-tha Liljana Popovska, PRD.
Socialdemokratët mbeten në premtimet zgjedhore. Për opozitën një njësi zgjedhore është e papranueshme . A do të pranonin lista të hapura në zgjedhjet lokale, nga partia thonë se do të dalin me një qëndrim. As partitë politike nga blloku politik shqiptar nuk pajtohen me idenë për një njësi zgjedhore. Aleanca e Shqiptarëve kërkon 8 njësi zgjedhore, ndërsa BESA lista të hapura. BDI është kundër çdo ndryshimi në modelin zgjedhor, 6 muaj para zgjedhjeve. /Klan Macedonia/