MASKA NË AMBIENTE TË HAPURA BËHET E DETYRUESHME
Kuvendi me 53 vota “PËR”, 26 të “PRËMBAJTUR” dhe asnjë “KUNDËR” ka miratuar ndryshimet e ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive.
Mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në ambiente të hapura, vetizolim I detyrueshëm I personave që presin testime për koronavirus, ndalesë për grupime në hapësirë publike dhe masa tjera kishte pranuar Komisioni parlamentar për shëndetësi sipas propozimit të deputetëve të pozitës.
LSDM-ja dhe Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe u tërhoqën nga propozimi që të ndalohen tubimet dhe grupimet nëpër shtëpitë me cka do t`I mundësohej policisë të hyjë nëpër shtëpi e banesa pa urdhërese gjyqësore. Qeveria u tërhoq nga kjo ide prej se opozita reagoi se një propozim I këtillë është antikushtetues.
Komisioni parlamentar për Shëndetësi I kaloi edhe amendamentet tjera ku parashihen gjoba për ata që do t`i shkelin masat, por edhe afatin ku Qeveria do të duhet të miratojë akte nënligjore me të cilët do t`I ridefinojë masat shëndetësore dhe protokollet për përballje me COVID-19./KlanMacedonia