close
VendiVideo

KUVEND: KOMISIONET PRO BUXHETIT TË PROKURORES SPECIALE

no thumb

Komisioni për financa, buxhet dhe ai juridiko-ligjvënës sot miratuan buxhetin e prokurorisë speciale, shuma prej afro 1 milion eurove, aq edhe sa ka kërkuar prokurorja speciale Katica Janeva mori dirtë jeshile pa asnjë debat.

Ministri i Financave Zoran Stavrevski tha se në përputhje me planin financiar mjetet në vlerë prej 63.420.428 denarë janë dedikuar për punën dhe funksionimin e Prokurorisë publike për kuartalin e fundit të vitit 2015..

“ Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e obliguar të sigurojë mjete për punën e papenguar të Prokurorisë publike. Në përputhje me planin financiar mjetet në vlerë prej 63.420.428 denarë janë dedikuar për punën dhe funksionimin e Prokurorisë publike për kuartalin e fundit të vitit 2015. Ata sigurohen me zvoglimin e mjeteve në pjesën e ministrisë së financave-funksione të shtetit” –  deklaron Zoran Stavrevski-Ministër i Financave.

Ndërkohë ekipi i prokurores speciale mbetet i përgjysmuar, pasi që sipas kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publik Petar Anevski ekipi prej shtatë anëtarëve është i mjaftueshëm që të filloj me punë Zyra e Prokurores Speciale. /H. A./

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia