Kuvend: Mungon kuorumi, ndërpritet seanca

XHAFERI: DEPUTETËT QËNDROJNË NËPËR KORRIDORE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Menjëherë pas fillimit të seancës së re të 74-të të Kuvendit, për shkak të mungesës së kuorumit, puna e kësaj seance u ndërpre. Kryeparlamentari Talat Xhaferi theksoi se deputetët e VMRO-DPMNE-së po qëndronin nëpër korridoret e Kuvendit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Për herë të fundit i ftoj deputetët që janë nëpër korridoret e Kuvendit, të futen në sallë… Të nderuar qytetarë, seanca e sotme është përcaktuar më 26 maj 2022, e cila duhej të mbahet në orën 11:00. Në seancën e sotme janë nënshkruar 97 deputetë por ata nuk futen brenda. Unë i pres një orë e 30 minuta, prandaj e përfundoj punën me këtë seancë, për vazhdimin do të njoftoheni në mënyrë shtesë.” – tha Xhaferi.

Nga LSDM akuzojnë VMRO-DPMNE-në për papërgjegjësi dhe dyfytyrësi, duke nënvizuar se të njejtit nuk dëshirojnë të diskutojnë as për propozimet e veta. Deputetja Sanella Shkriel duke u përgjigjur ndaj pyetjes së gazetarëve, tha mungesa e deputetëve të shumicës ishte arsyetuar për shkak të problemeve të tyre shëndetësore.

”Nga shumica kishte të pranishëm 60 deputetë, ishte paralajmëruar dhe kolegët e opozitës e dijnë këtë se kemi deputetë që kanë probleme shëndetësore, këtu edhe njëherë në vepër konfirmohet mungesa e solidaritetit jo vetëm ndaj kolegëve por edhe ndaj popullit. Ne disa ditë dëgjojmë për nevojën që urgjentisht të vendosen në rend dite propozimet e tyre, që sot aspak të mos mundohen që të hyjnë të diskutojmë për propozimet e tyre.” – Sanela Shkriel, deputete e LDM-SW

Gjatë ditës së sotme para fillimit të seancës, deputeti, Dragan Kovaçki njoftoi se VMRO-DPMNE ka dorëzuar propozim ligj për ndryshim dhe plotësim të ligjit për shërbim në armatë dhe për ligjin e punëve të brendshme.

“Bëjmë thirrje tek shumica parlamentare që të ofrojë mbështetje për këto ligje dhe të ndihmojmë të zgjidhen këto probleme me çka ballafaqohen policët dhe ushtarët ” – Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Gjatë ditës së sotme koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski nëpërmjet një postimi theksoi se joproduktiviteti i Kuvendit dhe situata e tensionuar atje vjen si pasojë e arrogancës dhe inatit të kryeparlamentarit Xhaferi. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share