close
Top LajmeVendi

KUVEND: NASER ZIBERI ZGJIDHET AVOKAT I POPULLIT

41419910-D3E8-418D-A32F-BDC3EFCED21B

Me 61 vota “PËR” dhe asnjë “KUNDËR”, Naser Ziberi është zgjedhur Avokat I Popullit I RMV-së.

Nga opozita shqiptare ASH-AAA, kishin kërkuar që shumica ta tërheq këtë vendim, për shkak se Ziberi, sipas tyre është sinonimi I gënjeshtrës së BDI-së, për Kryeministrin shqiptar.

Ata kanë drejtuar akuza se BDI-ja duke mos pasur cfarë t`u ofrojë votuesve, ka sajuar kandidatin për Kryeministër shqiptar dhe me këtë ka fituar votat në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Nga ana tjetër Deputeti, Pançe Minov, ka theksuar se si Deputetë në përbërjen e parë parlamentare të Maqedonisë, ka kujtime të mira për Ziberin. Sikurse ka luftuar për të drejtat e shqiptarëve, ai në këtë mënyrë ka ndërtuar edhe Kushtetutën dhe shtetin dhe me aktivitetet e tij ka vënë vlera të përhershme në historinë më të re.

Gordana Siljanovska Davkova ka theksuar se në sistemet politike dhe në shkencë askund nuk ekziston kandidat për Kryeministër, për shkak se, sic tha, dihet se si bëhet Kryeministri, Por, bëri thirrje që Avokati Popullit të jetë personalitet apartiak, ku sic tha, Ziberi nuk është.  

Nga BDI-ja kanë thënë se pikërisht Ziberi është personalitet jashtëpartiak duke drejtuar kritika ndaj opozitës për shkak të sulmeve ndaj Naser Ziberit.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia