close
Vendi

KUVEND: NDRYSHIMET E RREGULLORES ME PROCEDURË TË SHKURTËR

74DC5F5A-415C-4463-B4CE-1E20801A1D18

REXHEPI KËRKOI HEQJEN E KËSAJ PIKE NGA RENDI I DITËS, REFUZOHET NGA 61 DEPUTETË TË SHUMICËS


Gjashtëdhjetë e një deputetë me votat e tyre “Për” miratuan nevojën që me procedurë të shkurtër të shqyrtohet Propozimi për plotësim të Rregullores së Kuvendit,  me çka do t’u mundësohej deputetëve që gjatë kohës së pandemisë të mund të merrnin pjesë në seanca nga distanca. Para miratimit të rendit të ditës, koordinatori I grupit parlamentarë të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Skender Rexhepi, kërkoi që ky propozim ndryshim të hiqet nga rendi I ditës, duke I cilësuar këto ndryshime si antikushtetuese e duke nënvizuar se në tekstin e propozim ndryshimit, nuk precizohet rrezikimi I shëndetit të deputetëve nga Kovid 19-ta, dhe se rrezikimi i përmendur mund të pwrfshijw edhe tw infektuarit nga gripi sezonal. Me kwtw gjw, theksoi ai, vetwm do tw arsyetoheshin individw tw caktuar qw nuk duan tw marrin pjesw nw seanca plenare.

SKENDER REXHEPI, ASH – AAA

“ Ndryshimi I rregullores të hiqet nga rendi I ditës, sepse me këto ndryshime bëhet shkelje e madhe që nuk korrespondon me parametrat që kanë funksionuar në kuvend deri më sot. Këto ndryshime të rregullores që I propozoni ju, për fat të keq juve ju vendos në pozitën e Trajko Veljanovskit, kurse kryeministrin në vend të Gruevskit, të cilët janë të vetmit që kanë ndryshuar rregulloren, pa pajtueshmërinë e opozitës. Mendoj se shkelje të tillë nuk duhet të lejoni, pasi cilësohet si shkelje e madhe, me çka po tentoni që t’I arsyetoni individët që nuk duan të marrin pjesë në seancat plenare.”

 

 

Propozimi i Rexhepit u hodh posht nga të gjithë 61 deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa kryeparlamentari përpara se ta vendos në votim i’u kundërpërgjigj Rexhepit, duke I kujtuar se ai është Talat Xhaferi dhe jo Trajko Veljanovski, e duke sqaruar se puna eKuvendit onllajn, parashihet vetëm gjatë kohës së pandemisë dhe përfshin vetëm deputetët e prekur nga koronavirusi dhe jo të gjithë. Nënvizoi se të gjithë ata që kanë vërejtje për tekstin e propozimit, duhet t’I dorëzojnë ato në procedurat e më tejshme dhe të gjitha do të shqyrtohen.

TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR

“Si e para, unë jam Talat Xhaferi, I lindur në Forinë, deputet i zgjedhur në zgjedhje të lira, në këtë Kuvend jam zgjedhur si kryeparlamentarë dhe nuk jam Trajko Veljanovski….Në kontekst të procedurës së Kuvendit dhe Kushtetutës jemi tërësisht në rregull…. Fakti që në tekst nuk është theksuar Kovid 19, nuk ka ligj që në këtë mënyrë në normë e parasheh termin Kovid 19, por përse jo nëse bijmë dakord me këtë.. Do ta shqyrtojmë në procedurat e mëtejshme ”

Propozimi për plotësim të Rregullores është dorëzuar me iniciativë të Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, dhe pasi ai tashmë është në procedurë të shkurtër, pas miratimit të nevojës që të sillet, duhet të kalojë në komisionin amë dhe më pas të kthehet në votim në seancën plenare. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia