close
VendiVideo

KUVEND: NË KËRKIM TË FAJTORIT PËR IKJEN NGA VENDI

no thumb

Kuvendi sot rifilloi debatin rreth informatës për migrimin e të rinjve jashtë vendit, të propozuar nga opozita. Deputetët paraqitën shifra të ndryshme rreth asaj se sa qytetarë janë zhvendosur nga Maqedonia.

Zëdhënësi njëherit dhe deputet në kuvend nga radhët e LSDM-së Petre Shilegov tha se është për t’u ardhur keq kjo që po i ndodh vendit sepse na iku e gjith rinia, këtë egzodus do ta ndjejmë në 10 vitet e ardhshme .

Sipas deputetëve të opozitës maqedonase mbi 150 mijë qytetarë kanë braktisur Maqedoninë vetëm gjatë 10 viteve të fundit, shifra kto që hasën në kundërshtim nga kolegët e tyre nga pozita të cilët thanë se fluks më të madh të largimit të qytetarëve nga vendi ka pasur nga vitet e 90-ta ku nga vendi janë larguar afro 124.000 qytetarë  pasi që LSDM-ja privatizoi çdo gjë.

“Këtu nuk hyjmë në periudhën se cila parti është në qeveri, është për të ardhur keq kjo që po i ndodhë Maqedonisë, është për të ardhur keq sidomos 10 vitet e fundit ia janë thyer kockat Republikës së Meqedonisë pasi na iku rinia, shkuan ata që duhej të punonin, ikën ata që duhej të lindnin fëmijë. Implikimet nga kjo që nuk është më ekzod, por evakuim dhe ikje nga shteti amë, do t’i ndjejmë në 10 vitet e ardhshme.”deklaron Petre Shilegov-LSDM.

Vlladimir Gjorçev drejtoi akuza kundrejt LSDM se i ndërojnë shifrat herë thoni 200 mijë, herë 400 mijë, ai gjithashtu tha se LSDM-ja mbylli 200 fabrika dhe la pa punë 200 mijë qytetarë.

Herë thoni 200 mijë, herë 400 mijë, e herë 600 mijë të shpërngulur. Këtë e thoni ju që vini nga një parti politike e cila mbylli 200 fabrika dhe la pa punë 200 mijë qytetarë. Për momentin kemi një situatë ku çdo muaj hapet nga një fabrikë. Më thoni cili kryeministër, Branko Cërvenkovski, Vlado Buçkovski, apo Hari Kostov e hapi një fabrikë të vetme?” shprehet Vlladimir Gjorcev- VMRO DPMNE.

Edhe pse një numër të madhë të të shpërngulurve e përbëjnë edhe popullata shqiptare deputet shqiptar si ato nga pozita, por edhe nga opozita nuk ishin të interesuar që të marrin pjesë në këtë debat. /H. A./

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia