close
Top LajmeVendi

KUVEND: NGA 1 JANARI E DIELA DITË JO PUNE

sahpaska

PARASHIKOHEN DËNIME PËR MOSRESPEKTIMIN E LIGJIT


Me 62 vota “për” dhe asnjë “kundër” Kuvendi miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, me të cilin dita e Diel bëhet ditë jo pune.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska ka thënë se me këtë zgjidhje ligjore mundësohet barazpesha midis jetës profesionale dhe private të punëtorëve, si parakusht për motivimin dhe efikasitetin në vendin e punës.

JAGODA SHAHPASKA – MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Ata që do të angazhohen në proceset që nuk guxojnë të ndërpriten, do të marrin së paku 50% pagë ditore më të lartë për punë të dielën dhe ditë të lirë që do të mund ta shfrytëzojnë gjatë shtatë ditëve të ardhshme. Mosrespektimi I këtij ligji konstatohet nga Inspektorati Shtetëror I Punës dhe punëdhënësit që do ta shkelin ligjin do t`u ndalohet për 15 ditë puna, kurse nëse përsëritet brenda një viti ndalesa do të jetë 30 ditë”

Ajo ka shtuar se të punësuarit që do të punojnë nëpër qendrat tregtare të dielën, do të marrin pagë ditore dyfish më të lartë, kurse 2% e qarkullimit të realizuar nëpër qendrat tregtare në vitin paraprak për punën gjatë së dielës dhe festave do të destinohen për ndërtimin e çerdheve të fëmijëve./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia