close
Top LajmeVendi

KUVEND: NISI SEANCA PËR ZGJEDHJEN E QEVERISË SË RE

kuv

Kryetari i LSDM-së dhe mandatari për përbërjen e re qeveritare, Dimitar Kovaçevski, në ekspozenë para deputetëve në Kuvend, ka theksuar se në Qeverinë e re nuk do të ketë vend për kuadro të paafta dhe joadekuat. Ai tha se është mjaft me politikat ditore.

“Programi ka të bëjë me përballjen me krizën energjetike, standardin jetësor, luftën kundër korrupsionit, reforma në arsim, gjyqësor, uljen e papunësisë” – ka thënë Kovaçevski.

Ai shtoi se do t`I vazhdojë negociatat midis RMV-së dhe Bullgarisë duke bërë të ditur se nuk do të negociohet për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Kovaçevski shtoi se vendin e pret një vit I rëndë ekonomik.

Ndryshe, përbërja e re qeveritare, I propozuar nga mandatari Dimitar Kovaçevski, sot dhe nesër do të shqyrtohet nga deputetët e Kuvendit.

Kovaçevski në listën për kabinetin e ri qeveritar ka 21 Ministra, prej të cilëve 12 nga koalicioni I LSDM-së, 6 nga BDI-ja dhe 3 nga Alternativa.

Seanca ka filluar sot dhe mund të zgjasë më së voni deri të dielën në mesnatë. Për zgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar duhet të votojnë së paku 61 deputetë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia