close
Top LajmeVendi

KUVEND: OPOZITA KËRKON TË RESPEKTOHET PËRDORIMI I SHQIPES

FACEAE29-9EDD-4122-8627-2FF9264A4728

XHAFERI: PARLAMENTI NUK NEGLIZHON SHQIPEN


Pasi kryetari i Kuvendit nuk pati vesh që ti dëgjojë ankesat e grupit parlamentar opozitar, koordinatori, Skender Rexhepi, vendosi tu drejtohet mediave.

” Përdorimi gjuhës shqipe është neglizhuar dhe shkelet shumë rëndë nga institucionet që duhet ta mbrojnë atë. Nëse qeveria asnjë ligj nuk e sjell në Kuvend në dy gjuhë, por e sjell vetëm në gjuhën maqedonase, nëse ministrat shqiptar asnjë propozim-ligj nuk e dërgojnë në dy gjuhë por vetëm në gjuhën maqedonase, në atë moment kryetari i kuvendit është i obliguar komfor rregullores, në bazë të nenit 135 dhe 136, është i obliguar kryetari i Kuvendit ti kthej mbrapsht si të pakompletuara. tha Skender Rexhepi – Koordinator i Grupit Parlamentar ASH&AA

Ai thotë se edhe ata ligje që përkthehen, nuk janë të përkthyera mirë dhe nuk janë të kompletuara.

” Ligji për huamarrjen e Maqedonisë së Veriut, në gjuhën maqedonase vjen me 12 fletë, ndërsa neve naj përkthejnë në 3 fletë”. tha Skender Rexhepi – Koordinator i Grupit Parlamentar ASH&AA

E me këtë nuk pajtohet i pari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“– Unë nuk pajtohem se parlamenti neglizhon përdorimin e gjuhës shqipe ko
nform ligjit që është miratuar.
– Nëse dikush meriton lëvdata në administratë përskaj të gjitha punëve tjera në veçanti, përkthyesit kanë lëvdata të veçantë për punën që e bëjnë.
E kuptoj, opozita e ka atë punë, të gjejë arsye për punën e vet…” tha Talat Xhaferi – Kryetar i Palramentit

Kryeparlamentari Xhaferi tregoi edhe dokumente para gazetarëve, ku shpjegon se përse ka raste kur nuk përkthehet i gjithë ligji.

“Pjesa bazë, pjesa materiale e cila është norma e ligjit që ndryshohet, nëse ka të bëjë për ndryshim ose plotësim të ligjit, përkthehet pjesa bazë dhe përkthehen normat që kanë qenë të rregulluara paraprakisht, që të mund të bëhet ndërlidhja se çka ndryshon në ligjin e ri dhe si ka qenë e rregulluar deri në ndryshim”.
tha Kryetari i Kuvendit – Talat Xhaferi

Për shkak të fuqisë punëtore, ka raste kur edhe nuk arrihet të kryhet puna deri në fund, por kjo nuk do të thotë se kjo bëhet për qëllime tjera, thotë Xhaferi.

Nga opozita kanë kërkuar që edhe fjalimet në gjuhën shqipe të emitohen me audio origjinale në kanalin televiziv të Kuvendit, por Kryetari Talat Xhaferi u ka thënë se nuk ka mundësi teknike që kjo të realizohet./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia