Nga konstituimi i Parlamentit në Gusht të vitit të kaluar deri më 1 Shkurt të këtij viti, nga 120 deputetët e Kuvendit, 75 prej tyre kanë marrë gjithsejt 122.000 euro kompensime për harxhimet e rrugës.
Kjo përbërje parlamentare, për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të vështirësive për të siguruar kuorumin, nuk është duke punuar siç duhet. Seancat dhe miratimi I ligjeve kanë qenë të rralla. Megjithatë, të dhënat e gjysmës së parë të vitit, lidhur me harxhimet e llogaritura të rrugës, flasin se shuma deri në fund të mandatit të kësaj përbërjeje parlamentare do të arrijë deri në 1 milionë euro, ashtu sikurse edhe përbërjet e kaluara parlamentare.
Portali sdk.mk, duke u thirrur në dokumentet e Kuvendit, ka bërë renditjen e deputetëve të cilët brenda 5 muajve kanë marrë më shumë kompensime për harxhimet rrugore.
-Dajanço Eftimov – Vasilevë , VMRO – DPMNE – 4.870 euro
-Syrija Rashidi – Ladorishtë Strugë, ASH – 4.777 euro
-Petar Risteski – Prilep, VMRO – DPMNE – 4.092 euro
-Jadranka Pockova – Strumicë, VMRO-DPMNE – 3.968 euro
-Arbana Pasholli – Dibër, BDI – 2.633 euro
-Angelina Petkova – Gjevgjeli, VMRO-DPMNE – 3.538 euro
-Sonja Mihailovska – Dellçevë, LSDM – 3.238
-Panço Minov – LSDM – 3.189 euro
-Dragica Gjovaçanova – Gjevgjeli, LSDM – 3.018 euro
-Beti Rabaxhievska – Naumovska – Resnjë, LSDM – 2.791 euro
-Lolita Ristova – Negotinë, LSDM – 2.387 euro
-Zhaklina Lazarevska – Ohër, LSDM – 2.369 euro
-Zoranço Jovançev – Kavadar, VMRO-DPMNE – 2.568 euro
-Dafina Stojanoska – Gostivar, VMRO-DPMNE – 2.435 euro
-Nikola Micevski – VMRO-DPMNE – 2.245 euro
-Jovan Mitreski – Strugë, LSDM – 1.683 euro.
Harxhimet e rrugës për deputetët ishin zvogëluar për 30% qysh në mandatin e kaluar. Megjithatë dhe me uljen e kompensimeve, deputetët rekorderë kishin arritur deri në 47.000 euro për katër vite jo të plota punë efektive në Kuvend. /KlanMacedonia