close
VendiVideo

KUVEND: PËRPLASEN POZITA DHE OPOZITA SHKAKU PISTOLETA E MIJALLKOVIT

no thumb

 

Senaca e sotme parlamentare ishte dedikuar pyetjeve të deputetëve, ku nga partia opozitare LSDM-ja pyetën kryeminsitrin Nikolla Gruevski lidhur me skandalin e fundit të ish shefit të shërbimit sekret Sasho Mijallkov.

Shefi i grupit parlamentar të LSDM-së Goran Sugarevski i drejtoi dy pyetje kryministrit Nikolla Gruevski në lidhje me ish drejtorin e shërbimit sekret Sasho Mijallkov, lidhur me pistoletën e gjetur në aeroportin e Beogradit dhe pasaportën diplomatike të Mijallkovit.

 “ Ju si kryeministër a jepni garancë se Mijallkov kalon përmes kontrollit kufitar, dhe çka fsheh në valixhet e tij, dhe a i është dhënë pasaporta diplomatike vetëm që të barte gjë sende të dyshmimta në valixhe ?” – deklaron Groan Sugarevski-LSDM.

Kryeminsitri Nikolla Gruevski tha se vetë Mijallkov ka pranuar se ka harruar pistoletën në valixhe dhe se institucionet do të merren me këtë cështje, ndërsa në pyetjen e dytë në lidhje me pasaportën diplomatike kryeminsitri tha se Mijallkov nuk e ka pranuar atë pasaportë.

“Sasho Mijallkov për këtë ka dhënë deklaratë dhe nuk kam asgjë për të shtuar, ka institucione, le të shikojnë punët. Përndryshe pasporta diplomatike nuk të privilegjon, por me e rëndësishme është se zotri Mijallkov ka refuzuar të marrë pasportën.” – shprehet Nikolla Gruevski-Kryeminsitër.

Në seancën e sotme parlamentare dedikuar pytjeve të deputetëve, deputeti nga PDSH-ja opozitare Bekim Fazliu adresoi pytje ministrave nga radhët e BDI-së atijë të ekonomisë Bekim Neziri, të arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademit, si dhe të mjedisit dhe planifikimit hapësinor Nurhan Izairit. Përgjigjet e këtyre pyetjeve kryetari i kuvendit tha se do t’i merrë me shkrim pasi që ministrat në fjalë nuk ishin në kuvend. /H. A./

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia