close
VendiVideo

KUVEND: PROPOZIM LIGJ PËR NDALIMIN E PUBLIKIMIT TË “BOMBAVE”

5022

Partitë në pushtet me propozim ligj për ndërprerjen e publikimit të bombave të opozitës si dhe largimin e bombave të publikuara deri më tani.
BDI-ja dhe VMRO-ja bashkërisht kanë propozuar sot në Kuvend ligj me të cilin në të ardhmen do të ndalohet rreptësisht publikimi i përmbajtjeve nga bisedat e përgjuara, të cilat i publikoi opozita. Ligji parasheh që edhe mediumet nga ueb faqet dhe portalet të largojnë materialet e publikuara deri më tani.
Shefi i grupit parlamentar i BDI-së Talat Xhaferi tha se ky ligj është pjesë e marrëveshjes së dy qershorit e cila u arrit në Përzhinë.
Kjo nuk është pjesë e marrëveshjes së dy qershorit, dhe kanë për qëllim dëmtimin e procesit negociues. Me këtë ligj pranojnë për përgjimin masiv, kështu u shpreh zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov.
Kordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së Ilia Dimovski tha se qëllimi i këtij propozim ligji është për të shmangur çdo shantazhi, presioni dhe kërcënimi ndaj qytetarëve që mund tëe dalin nga bisedat e përgjuara.
Sipas propozuesve ky propozim ligj do të miratohet me procedurë të shpejtë, dhe do të hyjë në fuqi menjëher pasi të botohet në Gazetën Zyrtare. /H. A./

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia