close
Vendi

KUVEND: SEANCË E JASHTËZAKONSHME PËR PËRMBYTJET

Kuvendi-i-RM

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski pas koordinimit me shefat e grupeve parlamentare ka caktuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e diel, ku në rend dite do të jetë vetëm një pikë ajo mbi gjendjen e krijuar pas përmbytjeve të 6 gushtit.

LSDM propozon edhe konkludime konkrete me masa që duhet menjëherë të ndërmerren për t’i ndihmuar qytetarët, tha Shilegov.

“Kuvendi patjetër duhet të diskutojë mbi këtë situatë, dhe çka është me rëndësi deputetët duhet të miratojnë konkluzionet e propozuara për të përmbushur nevojat minimale të qytetarëve të cilët janë të goditur nga vërshimet. Këtë kërkesë e kemi dorëzuar për shkakë të nevojës së madhe që kanë banorët për ndihmë në këto momente. Kuvendi i RM, para se gjithash ne si njerëz kemi obligim kushtetues dhe njerëzor për tu ndihmuar qytetarëve tanë. I bëjmë thirrje të gjitha grupeve parlamentare dhe deputetëve që të mbështesin kërkesën tonë.Tani nuk është koha për politikë, tani është koha që t’ju dalim në ndihmë qytetarëve për të treguar humanitetin në vepër”- deklaron Petre Shilegov- Zëdhënës i LSDM-së

Shilegov ka bërë të ditur se opozita ka propozuar që në këtë seancë të miratohen 10 masa për t’u ndihmuar banorëve nga vendbanimet ku edhe pësuan më keq.

Edhe grupi i deputetëve të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” bashkëngjiten në idenë për mbajtje të séances së jashtëzakonshme të Kuvendit. Dimovski ka apeluar që kjo situatë mos të shfrytëzohet për poena politik.

 “Apelojmë që seanca e kuvendit të mos keqpërdoret për fitimin e pikëve politike, për shkak se Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj në këtë moment në asnjë mënyrë nuk i duhet politik ditore, por i duhet ndihmë për t’u ballafaquar me pasojat nga përmbytjet katastrofale që përfshiu një pjesë të Komunës Gazi Babë”- thotë Ilia Dimovski-Shef i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së.

Në njoftimin nga Kuvendi thuhet se kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski në kordinim me kordinatorët e grupeve parlamentare, ka caktuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e diel, ku në rend dite do të jetë vetëm një pikë, ajo mbi përmbytjet e fundit në rajonin e Shkupit. Deri atëherë, siç thuhet në njoftimin, pritet që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të përgatisë informacion me të cilin do të lajmërojë Kuvendin për gjendjen dhe për masat e ndërmarra në drejtim të sanimit të pasojave. /H. A. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia