close
zaev-ahmeti-1

Liderët Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti u takuan në Kuvend për t’i vazhduar negociatat për formimin e qeverisë. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev shprehu optimizëm se deri në fund të javës do të merret vendim për ndarjen e pushtetit, në periudhë kur vendi është në pritje të fillimit të negociatave aderuese me BE-në. Edhe Zaev edhe Ahmeti ishin të përmbajtur nga zbardhja e detajeve nga bisedimet për formimin e shumicës parlamentare dhe kabinetit të ri qeveritar.

Kërkesa për kryeministër shqiptar, sipas Ahmetit, nuk është sekret, megjithatë siç tha, nuk dëshiron t’i ngarkojë në këtë moment.
Ahmeti theksoi se e ka informuar liderin e VMRO-DPMNE-së se tashmë është në negociata me LSDM-në, duke shtuar se për momentin epilogu i këtyre përpjekjeve për formimin e qeverisë nuk është i sigurtë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia