close
Top LajmeVendi

KUVEND: TË HËNËN PËR SHFUQIZIMIN E QEVERISË SË PËRZHINËS

9C6667AC-17ED-45AC-A78F-A7FD4E1A24D3

VMRO-DPMNE-ja nga e Hëna do t`i dorëzojë ndryshimet e ligjit, me të cilët kërkohet të shfuqizohet “Qeveria e Përzhinës” për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Opozita maqedonase kërkon fshirjen e nëntë pikave nga Ligji për Qeveri që kanë të bëjnë me qeverinë teknike para zgjedhjeve. Nga kjo parti nuk saktësojnë se për cilat pika bëhet fjalë, por konfirmojnë se kërkohet shfuqizimi I qeverisë teknike që ishte dakorduar në Përzhinë dhe kthimin e modelit të vjetër zgjedhor. Me këtë praktikisht heqin dorë nga vendet e ministrave që u takojnë, tre muaj para zgjedhjeve.

VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se është e pranueshme edhe propozimi I partive të vogla për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura.

LSDM-ja pajtohet me një njësi zgjedhore, por tani kanë ndryshuar qëndrimin rreth Ligjit për Qeveri, kur para dy viteve ish-Kryeministri Zaev deklaronte se Qeveria e e “Përzhinës” nuk duhet të ekzistojë. Socialdemokratët shprehen kategorikisht kundër ndryshimeve të këtilla dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Modeli I Qeverisë së Përzhinës ishte vendosur për zgjedhjet e vitit 2016 dhe me këtë model partia më e madhe opozitare, 100 ditë parazgjedhjeve merrte funksione në pushtetin ekzekutiv, në mesin e të cilëve edhe dy vende ministrash në MPB dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe tre vende zv/Ministrash plotësues./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia