close
Top LajmeVendi

KUVEND: VAZHDON DEBATI PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR REGJISTRIM

41419910-D3E8-418D-A32F-BDC3EFCED21B

VMRO-DPMNE KËRKON TË TËRHIQET TEKSTI, NDËRSA LSDM KËRKON TË VOTOHET


“Besimi” është fjala që po përdoret në thuajse të gjitha fjalimet në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet lidhur me ligjin për regjistrimin e popullsisë. Pushteti e cilëson operacion statistikorë, ndërsa opozita- operacion politik.

Opozita kërkon që teksti aktual të tërhiqet nga debati parlamentarë dhe të organizohet debat ndërpartiak dhe ndërshtetërorë në të gjithë territorin e shtetit. Ata thonw se ky regjistrim wshtw pazar mes partnerëve të koalicionit, kërkojnë që të respektohen rregullativat e Parlamentit Evropian, Eurostatit dhe standardet e kombeve të bashkuara.

DAFINA STOJANOSKA – VMRO-DPMNE

Zbatimi I regjistrimit të popullsisë duhet të bazohet mbi konsensusin e arritur mes të gjitha aktorëve politik dhe faktorëve shoqërorë që të mund të vijmë tek një operacion të suksesshëm statistikorë ku do të kenë besim të gjithë qytetarët e RMV-së. Pas keqpërdorimit të flamurit evropian dhe refuzimit të të gjitha amendamenteve kontruktive të VMRO-DPMNE-së, pushteti vazhdon me arrogancë të zbatojë vendime të dëmshme për shtetin dhe qytetarët.”

Nga shumica parlamentare deklarohet tërësisht e kundërta, ata këmbëngulin se regjistrimi i popullsisë bëhet sipas standardeve evropiane, I digjitalizuar dhe në pajtueshmëri me standardet e eurostatit. Ata nënvizojnë se me miratimin e këtij ligji krijohen të gjitha kushtet për zbatimin e regjistrimit të besueshëm këtë vit. Theksojnë se nuk do të lejojnë VMRO-DPMNE-në që ta pengojë edhe një tjetër regjistrim. 

SLAVJANKA PETROVSKA – LSDM

Pas gjithësej 19 viteve, në vendin tonë është I domosdoshëm regjistrimi I popullsisë, është në interes të shtetit, qytetarëve dhe popullit.. Askush nuk guxon ta bllokojë apo zvarrit, ne nuk do të lejojmë që populli të dëmtohet dhe regjistrimi duhet të realizohet këtë vit. Mickovski duhet ta kuptojë se regjistrimi është operacion statistikor dhe jo politik.

Vërejtje ka për tekstin e ligjit që fillimisht ishte në procedurë të shkurtër, pastaj u tërhoq, e pastaj u fut përsëri në procedurë parlamentare, por kësaj rradhe me procedurë të shkurtër, respektivisht me keqpërdorim të flamurit evropian. Vërrejtje poashtu ka lidhur me mënyrën se si planifikohet regjistrimi i atyre qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Kujtojmë se regjistrimi I fundit I popullsisë është bërë në vitin 2002, ndërsa operacioni statistikor I vitit 2011 pati dështuar. Institucionet udhëhiqen pikërisht sipas regjistrimit të 19 viteve më parë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia