close
Vendi

KUVEND: VERIFIKOHEN MANDATET E DEPUTETËVE TË RINJ

_uploads_thumbs_resize_800x420_501965

Kuvendi, sot pasdite ka verifikuar mandatet e deputetëve të rinj që vijnë në vend të parlamentarëve të deritashëm që u zgjodhën si Kryetar të Komunave.

“Për” votuan 83 deputetë, nuk kishte “kundër” dhe të “përmbajtur”.

Në vend të Timço Mucunskit nga VMRO-DPMNE, i cili u zgjodh Kryebashkiak i Aerodromit, vjen Toni Jarevski, kurse pozitën e Darko Kostovskit, që u bë Kryebashkiak i Butelit, e mori Zoran Kocevski. Në vend të Ivan Jordanovit nga VMRO-DPMNE, Kryebashkiakut të ri të Shtipit, vjen Dragan Kovaçki, kurse Gracija Bakraçeska hyn në Kuvend në vend të Kiril Pecakovit që të dielën u zgjdh Kryetar I Komunës së Ohrit.

Nga lista e LSDM-së, në parlament hyjnë dy deputetë të rinj. Kostadin Kostadinovin i cili u zgjodh Kryebashkiak i Strumicës do ta zëvendësojë Lubica Spasova, derisa në vend të Bilall Kasamit – Kryeytarit të ri të Komunës së Tetovës, vjen Dragoljub Filipovski nga LSDM-ja./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia