close
EE806803-E8FF-4B00-A337-195F638E6EFA

OPOZITA NUK MORI PJESË NË VOTIMIN


Me 62 vota “për”, asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, por edhe pa prezencën e VMRO-DPMNE-së opozitare, Deputetët gjatë pasditës votëbesuan Qeverinë prej se këtë e kërkoi Kryeministri Zoran Zaev nga foltorja e parlamentit.

TALAT XHAFERI – KRYEPARLAMENTAR

“Kush është për votëbesimin e Qeverisë, ta ngrejë kartelën jeshile…Për propozimin e Qeverisë për votëbesim u prononcuan 62 deputetë, “kundër” nuk ka, “të përmbajtur” nuk ka…Konstatoj se Kuvendi votëbesoi Qeverinë”

Ky prononcim I befasishëm në Parlament për mbështetje të Qeverisë erdhi pasi Kryeministri Zaev e kërkoi personalisht, nga foltorja e Kuvendit. Ai sqaroi se me këtë ka dashur ta pastrojë “mjegullën” që përhapet nga opozita se ai nuk ka mbështetje dhe se po krijohet një shumicë e re parlamentare.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Me këtë veprim ja jam para jush dhe në emër të Qeverisë dhe partnerëve të koalicionit u jap mundësinë, të përballemi dhe ta pastrojmë. Ta shohim në vepër atë shumicë të re të paralajmëruar nga opozita që do ta rrëzojë pushtetin. Kjo është mënyra të shohim se për cfarë bëhet fjalë – qeveri stabile me shumicë stabile ose opozitë të papërgjegjshme”

Duke numëruar të arriturat e Qeverisë, në mandatin e tij të dytë, para së gjithash në përballjen me pandeminë dhe pasojat ekonomike, Kryeministri përmendi edhe një listë të gjatë të zgjidhjeve ligjore që janë të bllokuar në Kuvend nga VMRO-DPMNE-ja.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Është e palejueshme që të mos thirren Komisionet që udhëhiqen nga opozita, të mos lejohet puna online e Kuvendit, e gjithë kjo është pjesë e sjelljes destruktive të bllokimit të shtetit, por nuk ia arritën. E vërteta është arma më efuqishme kundër lajmeve të rrejshme”

Koordinatori I Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, deputetët e së cilës munguan gjatë votimit, ka reaguar me anë të letrës, për shkak se Zaevi kishte shfrytëzuar pika të Kushtetutës dhe Rregullores, që nuk parashohin debat treditor për këtë pikë.

NIKOLA MICESKI – VMRO-DPMNE

“I respektuari Kryeministër, të lumtë për mundësinë që ta vendosni shumicën qeveritare në kontroll dhe testim. Por, UA për zgjedhjen e Nenit 217 paragrafi 2 për mënyrën se si këtë e bëni. Nuk keni forcë, guxim ta vendosni Nenin 214 paragrafi 3 dhe të kejoni tre ditë debat për t`i thënë të gjitha anomalitë e kësaj Qeverie”

Debat për punën e Qeverisë ka kërkuar edhe Deputeti I Alternativës, Skender Rexhepi, kurse si një ndër mosukseset e Kabinetit Zaev përmendi pengesën nga policia të protestave për rastin “Monstra”. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia