GJATË VOTIMIT VMRO-DPMNE-ja BRAKTISI SEANCËN
Pa pjesëmarrjen e Liderëve të partive politike shqiptare Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Bilall Kasami, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 62 vota ‘PËR’ dhe asnjë kundër miratoi propozim ligjin për regjistrimin e popullsisë i cili duhet të mbahet në prill të këtij viti. Miratimi i propozim ligjit u zhvillua me polemika nga ana e deputeteve të partive opozitare të VMRO- DPMNE-së dhe asaj shqiptare të koalicionit nga ASH dhe Alternativa. Kyetari i Grupit Parlamentar nga opozita shqiptare Skender Rexhepi sërish akuzoi partinë në pushtet BDI se nuk i mori parasysh amendamentet e tyre. Opozita shqiptare thotë se nuk i beson Entit Shtetëror të Statistikave dhe kërkojmë që të formohet Komision Shtetëror i përbërë nga përfaqësues të partive politike.
SKENDER REXHEPI – KOALICIONI ASH – AAA
Nga operacion statestiukor deshtëm apo nuk deshtëm është shndërruar në operacion politik. Regjistrimi si operacion politik vetvetiu duhet të jetë i tillë se të drejtat e shqiptarëve do të varen drejtëpërdrejtë nga ky regjistrim. Vërejtjet tona ishin shumë reale, nuk i besojmë ESHS-së le të ketë një Komision Shteërorë i cili do të krijojë mirëbesim te qytetarët, pse nuk u dha debat i hapur, pse nuk u prolongua afati nga 20 ditë deri 30 ditë. E do e përkrahikm këtë ligj por edhe do e mbikqyrim.
Opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE bojkotoi votimin dhe nuk ishte aspak e pranishme në sallë. Koordinatori I grupit parlamentar, Nikolla Micevski, bëri vërrejtje procedurale duke thënë se opozita mbetet në qëndrimin se regjistrimi është një operacion politik dhe jo statistikor.
NIKOLA MICEVSKI – VMRO-DPMNE
Regjistrimi nga një operacion statistikor kalon në atë politik, si VMRO konstatojmë se zgjidhja nuk do të jetë korekte dhe ligjore, nuk është i pranueshëm asnjë nga 26 amendamentet dhe efektët do të shihen së shpejti nga qytetarët pasi VMRO-DPMNE-ja dhe nuk do të merr pjesë në votimin e këtij ligji.
Ndërkaq, mbrëmë në emisionin “Arti i Financës”, Zv/ Ministri i Drejtësisë Agim Nuhiu sqaroi arsyet se përse nuk janë pranuar amendamentet e opozitës.
AGIM NUHIU – ZV/MINISTËR I DREJTËSISË
Po i kemi refuzuar të gjithë amendamentet. I kam lexuar dhe i kam parë dhe për çdo amendament kemi dhënë arsyetime. Ata kanë propozuar që të shtyhet regjistrimi. Si mund të bëhet një gjë e tillë kur mërgimtarët gjatë periudhës së verës shkojnë nëpër pushime. Shumë kërkesa që s`kanë bazë.
Ndryshe, debati për propozimligjin për regjistrimin përfundoi ditën e Premten. Enti Shtetëror për Statistika siguron se janë plotësuar të gjitha parakushtet për zbatimin me sukses të këtij operacioni në pranverën e këtij viti. Shkaku që në vendin tonë tashmë 18 vite nuk ka regjistrim të popullsisë, sipas analistëve, perceptohet si operacion politik e jo statistikor dhe është rezultat I mentalitetit se regjistrimi është operacion për numërimin e qytetarëve nga aspekti etnik. Në vendin tonë, regjistrimi parë është mbajtur në vitin 1948. Deri më tani janë zbatuar 8 regjistrimi, kurse I fundit I suksesshëm ishte në vitin 2002. Në Vitin 2011 filloi të realizohet operacioni statistikor, por u ndërpre për shkak të dyshimeve për falsifkime. /KlanMacedonia