close
Top LajmeVendi

KUVEND: VOTOHET PRO MARRJES SË MANDATIT TË GRUEVSKIT

Deputetët-e-OBRM-PDUKM-së

Vendimi përfundimtar në seancë plenare


Komisioni Kuvendor sot votoi për marrjen e mandatit të deputetit të ish-Kryeministrit Nikola Gruevski, i akuzuar në disa procese gjyqësore për keqpërdorim të pozitës, por i dënuar me dy vite burg. Për marrjen e mandatit të deputetit duhet përkrahja e shumicës prej dy të tretave të deputetëve që tani për tani nuk ekziston në parlament, prej se grupi i ri parlamentar nga opozita u deklarua se nuk do të votojë për heqjen e mandatit të Gruevskit.

Votat e pesë deputetëve të shumicës ishin të mjaftueshme që Komisioni për Çështje të mandatit dhe imunitetit t’i rekomandojë Kuvendit marrjen e mandatit të deputetit për ish-Kryeministrin Nikola Gruevski. Ky hap pasoi pasi Gjykata ka njoftuar se Gruevski është person i dënuar më dy vite burg, për shkak të rastit të Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurosh. Bashkëpartiakët e tij nga VMRO-DPMNE-ja braktisën seancën e Komisionit, kurse deputeti Trajko Veljanovski theksoi se bëhet fjalë për process të montuar politik.

“Bëhet përndjekje politike. Nuk është dëshmuar dëmi ndaj shtetitas edhe dobia materiale. Në këtë automjet sot voziten mysafirë të vendit dhe nga jashtë”-tha Trajko Veljanovski VMRO-DPMNE.

Njëherë e thanë, kurse sot deputetët e grupimit të ri parlamentar të VMRO-DPMNE-së edhe njëherë konfirmuan se nuk do të votojnë për marrjen e mandatit të deputetit të Nikola Gruevskit.

“Dje për herë të parë, që nga  shtrirjes së dorës mes të majtës dhe të djathtës. Në kontekst të trupit për pajtim, vlerësojmë se debati i sotëm është i përshpejtuar, nuk kemi të drejtë vote, por jemi kundër”-deklaroi  Sasho Vasilevski – VMRO – DPMNE.

Por, deputetët e shumicës parlamentare insisitojnë për marrjen e mandatit, për shkak se, sic thonë, Gruevski është i dënuar për keqpërdorim të pushtetit që e banë jo të devotshëm si deputet.

“Drejtësi duhet të ketë për të gjithë dhe askush nuk është mbi ligjet”tha Aleksandar Kiracovski – LSDM

Për marrjen e mandatit të deputetit do të duhet një shumicë prej dy të tretave në Kuvend, që tani për tani nuk ekziston . Nëse nuk i merret mandati, megjithatë, kjo nuk do të jetë pengesë që ai ta vuajë dënimin. Mbrojtja e tij ka përdorur mjete të ndryshme juridike për anulimin apo shlyerjen e dënimit, por vendimi gjyqësor që i është dorëzuar thotë se Gruevski nesër duhet të paraqitet në burgun hetues në Shutkë. Përmes rrjeteve është bërë thirrje për protesta në përkrahje të Gruevskit. /Klan Maqedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia