close
Rajoni

KUVENDI I KOSOVËS: PËRPLASJE OPOZITË – POZITË

Screenshot_6

Me tingujt e këngës së njohur “Baresha” të së ndjerës Nexhmije Pagarusha e shoqëruar me videoklip ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës. Por kjo nuk i ka pëlqyer nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së Memli Krasniqit.

“Zonja Pagarusha ka kërkuar që ky klip mos të paraqitet ndërkaq ju e transmetuat. Ju keni gabuar rëndë. Gabimet e paqëllimshme ndodhin, por ju lutemi që në raport me opozitën mos të gaboni.”- tha Memli Krasniqi, Nënkryetar i Kuvendit-PDK.

Ndërkohë derisa po fliste në seancë kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, prapa saj deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku vendosi fotografinë e presidentit actual Hashim Thaci.

Ky aksion i PDK-së është bërë në shenjë pakënaqësie pasi që Kryetarja e Kuvendit e ka zhvendosur brenda zyrës së saj fotografinë e presidentit Thaçi ndërsa në vendin ku ka qenë foto e Thaçit e ka vendosur atë të ish-presidentit Rugova.

Por Osmani nuk ka reaguar fare pas vendosjes së fotografisë. Me 100 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që ndarja buxhetore për vitin 2020 të zgjatet për muajin mars, pas kërkesës së ministrit të Financave, Besnik Bislimi.

Opozita ka kritikuar mënyrën e thirrjes së mbledhjes së kryesisë dhe pastaj seancën për zgjedhjen e kryetares së parlamentit duke hedhur kritika direkt ndaj kryeparlamentares Osmani.

“Ke filluar me veprime jo të duhura, nesër ju apo dikush tjetër mundet me qenë në një institucion të lartë të shtetit, prandaj shembullin që e ke marr është precedent i keq. Ne nuk jemi që ju të inspiroheni për çka do që ju inspiron, por jeni e detyruar që sipas ligjit ta mbani fotografin sipas ligjit”, ka thënë Hamza.

Por në mbrojtje Osmanit i ka dalë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi duke thënë se seancën nuk e ka thirrur Osmani, por grupet parlamentare të LDK-së e LVV-së meqë atëherë ajo nuk ishte kryetare e parlamentit, por u zgjodh pikërisht në atë seancë.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ishte thirrurr për formimin e komisioneve parlamentare ku edhe u propozua zvogëlimi i numrit të komisioneve nga 16 në 14. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia